Festivali i Këngës #46:
Eneda Tarifa - "E para letër"
E para letër
Po shkoj për të mos u kthyer më
Në këtë dhomë, në këtë shtrat
Është letra ime e parë
Te fundit fjalë
Lexoje kur të mos jem më
Që të kthehem s'ka të ngjarë
Nuk shkruaj as "Të lutem"
As "Më fal"
Asgjë jo unë nuk po të lë ta mbash suvenir
Shënimi mbi këtë tavolinë, porosi
Merre e lexoje ti, rilexoje
Në çdo rresht aty, jemi ne të dy
Të dy
Në shpirt më dhemb
Tek po shkoj
Dëgjomë njëherë të them
Për të fundit herë
Nata u tret
Dhe ti vetë
Edhe kjo ditë agoi
Ky tregim sa mbaroi
Vetëm kjo letër te mbetet, si një histori
E personazhe te jemi, veç unë edhe ti
Do të zgjohesh ti, me më shumë përtesë
Ti pa mua çdo mëngjes
Ekspresi, dy kafe
Si gjithmonë
Dimri kur të vijë, nata do të bjerë
Shpirtin heshtur ndize ti
E për mua pëshpërit
Një melodi
Dhe radion ti mos e ndrysho, një stacion dëgjo
Në mbrëmje me pak verë gjithmonë
Më kujto
Jo, jo
Jo nuk do të le
Suvenire
Në çdo rresht aty, jemi ne të dy
Të dy
Në shpirt më dhemb
Tek po shkoj
Dëgjomë njëherë të them
Për të fundit herë
Nata u tret
Dhe ti vetë
Edhe kjo ditë agoi
Ky tregim sa mbaroi
Në shpirt më dhemb
Tek po shkoj
Dëgjomë njëherë të them
Për të fundit herë
Nata u tret
Dhe ti vetë
Edhe kjo ditë agoi
Ky tregim sa mbaroi
Vetëm kjo letër te mbetet, si një histori
E perѕonаzhe te jemi, veç unë edhe ti
| Artist | Eneda Tarifa |
| Title | E para letër |
| Title (English) | The First Letter |
| Composer | Shpëtim Saraçi |
| Lyricist | Pandi Laço |
| Language | Albanian |








