Festivali i Këngës #50:
Elhaida Dani - "Mijëra vjet"
Mijëra vjet
Mijëra vjet s'më mjaftojnë për një jetë
Se në çdo sekondë unë marr frymë dhe jetoj
Ti, ti që rreh brenda meje, të sheh
Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk njeh dimër as verë
Emër, jo, s'të gjej, s'të pres të shoh
Fshehur do të mbaj si një thesar
Zemra të ka të shenjtë, mijëra jetë për ty ja vlejnë
Ti një emër mban, je shenjë e rrallë
Jo, s'të shoh në sy por të ndjej je aty
Ti je pasuri, ëndërr je pa kufij
Nuk më flet me fjalë, më jep frymë, më mban gjallë
Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk njeh dimër as verë
Emër, jo, s'të gjej, s'të pres të shoh
Fshehur do të mbaj si një thesar
Zemra të ka të shenjtë, mijëra jetë për ty ja vlejnë
Ti një emër mban, je shenjë e rrallë
Jo, lëshoh nga lart si një yll i zjarrtë
Dritë që mbi re buzëqeshur, më qesh
Dritë e ku s'ka diell, ti prapë rreze përciell
Ti në shpirt më rri përjetësisht dashuri
Emër, jo, s'të gjej, s'të pres të shoh
Fshehur do të mbaj si një thesar
Zemra të ka të shenjtë, mijëra jetë për ty ja vlejnë
Ti një emër mban, je shenjë e rrallë
Jo… s'të pres të shoh
Fshehur do të mbaj si një thesar
Zemra të ka të shenjtë, mijëra jetë për ty ja vlejnë
Ti një emër mban, je ѕhenjë e rrаllë
| Artist | Elhaida Dani |
| Title | Mijëra vjet |
| Title (English) | Thousands of years |
| Composer | Endri Sina |
| Lyricist | Sokol Marsi |
| Language | Albanian |








