Festivali i Këngës #50:
Endri & Stefi Prifti - "Mbi çdo iluzion"
Mbi çdo iluzion
Sa kohë kaloi që jemi larg
E dashur imagjino
Ndoshta fjala sakrificë
S'ka sens në dashuri
Është momenti deçiziv
Për mua dhe për ty
Ti tani je larg
Prapë të dua si më parë
E dashur mos hezito
Dhe kur zgjohem më krijon
Përherë fantazi
Është vizion iluziv
Që syri nuk e sheh
Një mesazh qiellor
Ndoshta parandjenjë
Dua të të pushtoj
Sonte pambarim
Mbi çdo iluzion
Nuk vlen një përqafim
E dashur jo, ti mos hezito
Për një çast ç'liroje veten
Mos u komplekso
E dashur jo, jo ti mos harro
Vetëm prekja s'na mashtron
Nuk është një iluzion
Është vizion iluziv
Që syri nuk e sheh
Një mesazh plot mall
Ty këtë natë të vjen
Dua të të them
Se mbi dashurinë
S'vlen asgjë në botë
Dhe s'ka krahasim
E dashur jo, ti mos hezito
Për një çast ç'liroje veten
Mos u komplekso
E dashur jo, jo ti mos harro
Vetëm prekja s'na mashtron
Nuk është një iluzion
E dashur jo, jo ti mos harro
Si një film kalon gjithë jeta
Ikën dhe mbaron
E dashur jo, jo ti mos harro
Vetëm prekja s'na mashtron
Nuk është një iluzion
Vetëm prekja s'na mаshtron
Nuk ëѕhtë një iluzion
| Artist | Endri & Stefi Prifti |
| Title | Mbi çdo iluzion |
| Title (English) | Above every illusion |
| Composer | Voltan Prodani |
| Lyricist | Timo Flloko |
| Language | Albanian |








