Festivali i Këngës #51:
Dr. Flori & Fabi - "Jam ti!"
Jam ti!
Kur të ngrihem nesër, do të ndiej se s'jam asgjë
Gjithmonë i them vetvetes sot fillon një ditë e re
E ndiej që të kam pranë, e ndiej që më mundon
Kam zemrën për ty rreh dhe mendimet mi bllokon
Është bukur, ka kuptim, ekzistoj sepse je ti
Dua të të puth por kur më ikën si veri
Kujtoj se kam gjithçka, por unë nuk kam asgjë
Kam veten të mbuluar, kam mjegull edhe re
Qeshe për një çast dhe ndrit ti për një çast
E humba veten time, nga mjegulla do të dal
Nuk është faji yt, ti e di, s'është faji im
Nga hapësira rashë në tokë dhe prapë jam unë në kërkim
Duart preken, por nuk prekin, buzët puthen, por nuk puthin
Gënjejmë veten, por nuk marrim, në errësirë shpirtin e ngrysim
Boll të mundova, të kam në shpirtin tim
Të kam në çdo frymëmarrje, të kam në çdo mendim
Të kam dhe kur kam pranë kalimtare për një çast
Më fal i them vetvetes që jam kthyer kaq i vrazhdë
Më fal, por unë nuk mundem të shoh dritë kur humbe ti
Më mungon, nuk je, e di, unë jam ti
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Edhe kur qesh, dije se mendoj për ty
Edhe kur qaj, dije se mendoj për ty
Edhe kur dua, dua të më duash ti
Ti e di shumë mirë, që unë jam ti
Edhe kur qesh, qesh se s'mundem dot pa ty
Edhe kur qaj, qaj se s'mundem dot pa ty
Edhe kur dua, dua të më duash ti
Ti e di shumë mirë, që unë jam
Ndonjëherë kam fjalë
Ndonjëherë dua të të them më fal
Ndonjëherë për ty kam mall dhe kohën ndal
Më pret ngadalë e di shumë mirë
Jam ti, i kthej kujtimet ty, unë të të gjej
Edhe një herë pranë të të ndiej
Por veten time e gënjej, urrej
Baby më prit (Ti e di që aty do vij)
Do jem (Do të jem në përjetësi)
Të të them (Do të jem unë përgjithnjë)
Dhe asgjë tjetër s'ka rëndësi
Baby më prit (Ti e di që aty do vij)
Do jem (Do të jem në përjetësi)
Të të them (Do të jem unë përgjithnjë)
Dhe asgjë tjetër s'ka rëndësi
Baby më prit
Dhe kur të jetë momenti i fundit
Që gjithçka do mbarojë dhe do mbyllim sytë
Do të jemi aty lart, përsëri bashkë të dy
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë ѕe kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që mаrr
| Artist | Dr. Flori & Fabi |
| Title | Jam ti! |
| Title (English) | It's you |
| Songwriters | Dr. Flori, Fabi |
| Language | Albanian |








