EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #53:
Klajdi Musabelliu - "Vetëm te ti besoj"

2 stars ★ 9 ratings

Video

Festivali i Këngës #53 - Final

Results

Lyrics: Vetëm te ti besoj

 

Vetëm te ti besoj

Ti erdhe krejt ashtu papritur
Akoma atë çast unë e kujtoj
Dhe hyre brenda pa trokitur
Nuk prite të të ftoj

Deri atëherë se kisha ditur
Si mund të jetë e para dashuri
Dhe thashë ajo që s'ka trokitur
Patjetër ishe ti

Më rrahu zemra si e çmendur si e marrë
Të futa shpejt në gjoksin tim, se ishe dashuri e parë

Të parën dashuri, gjithë njerëzit e kujtojnë
Por është vërtet çudi, përse nuk përfundojnë
Me mijëra dashuri, provojnë njerëzit në jetë
Por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtetë

Në qindra dashuri, të gjitha janë njësoj
E para mbetesh ti, prandaj nuk të harroj
Me mijëra dashuri, provojnë njerëzit në jetë
Por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtetë

Me zemrat si binjakë të lidhur
Krejt të shkujdesur ramë të dy në gjumë
Deri atëherë se kishim ditur
Se ëndrrat kanë një fund

Pa pritur zuri të fryjë erë
Dhe i rrëzoi gjethet një nga një
Se jeta s'ka vetëm pranverë
Por ka dhe vjeshtë me shi

Dhe iluzionet nëpër ëndrra u shpërndanë
Kështu mbaroi kjo histori, kështu papritur ne u ndamë

Të parën dashuri, gjithë njerëzit e kujtojnë
Por është vërtet çudi, përse nuk përfundojnë
Me mijëra dashuri, provojnë njerëzit në jetë
Por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtetë

Në qindra dashuri, të gjitha janë njësoj
E para mbetesh ti, prandaj nuk të harroj
Me mijëra dashuri, provojnë njerëzit në jetë
Por mbetesh vetëm ti, gënjeshtër e vërtetë

Ti erdhe krejt ashtu papritur
Akoma atë çaѕt unë e kujtoj
Dhe hyre brenda pа trokitur
Nuk prite të të ftoj

Artist/group (stage name)Klajdi Musabelliu
ArtistKlajdi Musabelliu
TitleVetëm te ti besoj
Title (English)I only believe in you
ComposerKlajdi Musabelliu
LyricistJorgo Papingji
LanguageAlbanian

Eurovision News