Festivali i Këngës #56:
NA & Festina Mezini - "Tjetër jetë"
Tjetër jetë
Ma thuaj ti, si je tani me një fjalë
E lumtur je? Dua ta di, kam kohë pa të parë
Nuk vuaj më, ashtu si ti, sot tjetër je
Dua të dëgjoj ato, dikur me sy i the
Zemër malli më ka marrë, nuk mundem dhe hesht
Nuk besoja, nuk e doja kurrë por po më vret
Është e vështirë pa zërin tënd, pa të ndjerë kur kam nevojë
Të kam përballë, o Zot, s'arrij ta pranoj
Si kristal në sy të mbaj
Thyhesh lehtë ndaj unë nuk qaj
Me lejo të të prek njëherë
Të të flas si atëherë
Premtimet që ne shkruam u grisën erë
Dashurinë e lamë mënjanë
Ndjenjës sonë kufije i dhanë
Më lejo të fundit herë
Se të ndjej në të vërtetë
Jetuam bashkë të dy një tjetër jetë
E ka një fund, një perëndim, çdo histori
Pranoje ti, e ndrydhëm vet, ne k'të dashuri
Por koha rrjedh, e pas i le, qindra-mijëra fjalë
Kujtimet do të mbeten përjetësisht, ndërsa sot ky lot kristal
Zemër malli më ka marrë, nuk mundem dhe hesht
Nuk besoja, nuk e doja kurrë por po më vret
Është e vështirë pa zërin tënd, pa të ndjerë kur kam nevojë
Të kam përballë, o Zot, s'arrij ta pranoj
Dashurinë e lamë mënjanë
Ndjenjës sonë kufije i dhanë
Më lejo të fundit herë
Se të ndjej në të vërtetë
Jetuam bаѕhkë të dy një tjetër jetë
Artist | NA & Festina Mezini |
Title | Tjetër jetë |