EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #57:
Gjergj Leka - "Një ditë tjetër"

1.5 stars ★ 25 ratings

Videos

Festivali i Këngës #57 - Final
Music video

Results

Lyrics: Një ditë tjetër

 

Një ditë tjetër

Që në vogëli
Në mëndje më rri
Një shprehje kult
Nga një film i vjetër
Rosela O'hara që thoshte në fund
Nesër do të jetë
Një ditë tjetër
E mbajta në zemër

E gdhënda këtë varg
Ëndërrova besova me ju miqt e mi
Ne brezi i tretë
Që të tashmen jetojmë
Ne që e djeshmja
Na bëri magji
Ju që kujtoheni çdo katër vjet
Që duart shtrëngoni
Në ekran për tu dukur
Madje dhe ëndërrat i blini me lek
Nesër për ju

Nuk do të jetë ditë e bukur
Vitet kalojnë
Ne prap ju besojm
Ne brezi i tretë
Ne garda e vjetër
Përralla fëmijve
U tregojm gjithë siklet
Nesër do të jetë
Një ditë tjetër

Në kohë të gabuar
U lindëm u rritëm
Por s'na tremb e djeshmja
As gardhat me tela
Por ama frikë na bën e sotmja
Kur dikush na përqesh
Se idhull për ne
U bë Vaçe Zela
Rritëm fëmijët
Por ëndërrat na i vranë
Gëlltitëm me djersën
Dhe pikat e lotit
Ne brezi i tretë
Që të djeshmjen jetojm
Të nesërmen lam
Në dorën e Zotit
Njerëzit dhe lulet
Plaken një ditë
Se jeta sjell gëzime e lot
Me shpresën e humbur
Në çdo katër vjet
Heshtur largohemi
Ne nga kjo botë
Ju që kujtoheni
Çdo katër vjet
Që duart shtrëngoni
Në ekran për tu dukur
Madje dhe ëndërrat
I blini me lek
Nesër për ju nuk do të jetë

Ditë e bukur
Vitet kalojnë
Ne prap ju besojm
Ne brezi i tretë
Ne garda e vjetër
Përralla fëmijve u tregojmë
Gjithë siklet
Nesër do të jetë
Një ditë tjetër

Ne e dijm pas pak
Ju do të vini sërish
Të djathtë o të majtë
Buzëqeshur e kokëulur
Do të trokisni
Në çdo derë e sokаk
Por dyert e zemrëѕ
Do ti gjeni mbyllur
Do të jetë
Një ditë tjetër

Artist/group (stage name)Gjergj Leka
ArtistGjergj Leka
TitleNjë ditë tjetër
SongwriterGjergj Leka
LanguageAlbanian

Eurovision News

 
Eurovisionworld
Eurovisionworld is a fan community for everyone who has a passion for Eurovision Song Contest. We are not affiliated with EBU or the organisation behind Eurovision Song Contest. All images on eurovisionworld.com are readily available on the internet and believed to be in public domain. Images posted are believed to be published according to the U.S. Copyright Fair Use Act (title 17, U.S. Code). All rights reserved.
About • Contact • Terms of Use • Cookies