EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #58:
Devis Xherahu - "Bisedoj me serenatën"

1.6 stars ★ 34 ratings

Video

Festivali i Këngës #58 - Semi-finals

Result

Lyrics: Bisedoj me serenatën

 

Bisedoj me serenatën

S'jam i fundit as i pari
Që në Korçë rininë kalova
Serenata është thesari
Nga të parët trashëgova

Mijëra netë kam ndenjur zgjuar
Yjet duke numëruar
Vajzës që kam dashuruar
Serenatë i kam kënduar

Dashuritë në zemër mbesin
Gjithmonë lenë prapa një gur
Njerëzit lindin edhe vdesin
Serenata nuk vdes kurrë
Serenata nuk vdes kurrë

Ti korçare që më çmënde
Sa nuk mundem të t'harroj
Sa herë që më vjen në mëndje
Marr kitarën dhe këndoj

Shumë puthje, përqafime
Që kam dhënë edhe kam marrë
I di serenata ime
I di unë dhe një kitarë

Dashuritë në zemër mbesin
Gjithmonë lenë prapa një gur
Njerëzit lindin edhe vdesin
Serenata nuk vdes kurrë
Serenata nuk vdes kurrë
Serenata nuk vdes kurrë
Serenatа nuk vdeѕ kurrë

Artist/group (stage name)Devis Xherahu
ArtistDevis Xherahu
TitleBisedoj me serenatën
ComposerDevis Xherahu
LyricistJorgo Papingji
LanguageAlbanian

Eurovision News