Festivali i Këngës #58:
Kamela Islamaj - "Më ngjyros"
Më ngjyros
Më ngjyros! /
Brenda kufijve të figurës pa formë
Më jep jetë, si do ti, ëmbël-ngrohtë, ethshëm-ftohtë…
Më ngjyros me perëndime, nëse do
E nëse jo, me pëshpërima të erës në agim
Më ngjyros ti shpirtin nëse s'zgjohem
E me të njëjtin ton, të lutem, sytë
Vendet bosh, me përqafime detesh
Me prekje gishtërinjsh kudo, më bën pis
Njolla kafesh ti mos harro të shtosh
Pa to, si do të isha, pa to, si do të isha e plotë, e plotë, e plotë?
Më ngjyros me perëndime, nëse do
E nëse jo, me pëshpërima të erës në agim
Më ngjyros ti shpirtin nëse s'zgjohem
E me të njëjtin ton, të lutem, sytë
Vendet bosh, me përqafime detesh
Me prekje gishtërinjsh kudo, më bën pis
Njolla kafesh ti mos harro të shtosh
Pa to, si do të isha, pa to, si do të isha e plotë?
Kur të jesh lodhur së më plotësuari
E frymëzim tek unë më s'gjen
Dil jashtë kufijve, fillo krijo
Shih brenda vetes e me veten më shto
Vendet bosh, me përqafime detesh
Me prekje gishtërinjsh kudo, më bën pis
Njolla kafesh ti mos harro të shtosh
Pa to, si do të isha, pa to, si do të iѕhа e plotë?
| Artist | Kamela Islamaj |
| Title | Më ngjyros |
| Title (English) | Colour me |
| Composer | Kamela Islamaj |
| Lyricist | Megi Hasani |
| Language | Albanian |








