EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #63:
Mihallaq Andrea - "Porositë e babait"

1.8 stars ★ 453 ratings

Videos

Festivali i Këngës #63 - Semi-final 1
Lyric video

Result

Lyrics: Porositë e babait

 

Porositë e babait

Një natë dimri
Na mblodhi im'atë
Pranë zjarrit të oxhakut
Që digjej flakë

Dëgjoni bijt' e mi
I ftohti s'është asgjë
Kur prishet vëllazëria
S'ka zjarr që e ngroh më

Se jeta ka dhe dimër
Të egër me acar
Në qofshi të bashkuar
Gjithmonë do t'ketë zjarr
Të jeni të duruar, të matur në çdo fjalë
Përkrah njëri-tjetrit, në gaz edhe në hall

Të ndahi nëpër çerdhe
Sikur e ka dhënë zoti
Për hir të këtij zjarri
Të mblidhi si qëmoti
Të qani hallet tuaja kok më kok
Mos paçi kurrë të tilla, por koha tjetër thotë

Po, për pak harrova fare
E shihni këtë zjarr?
Në qofshi të bashkuar
Më ngroh edhe mua në varr

Se jeta ka dhe dimër
Të egër me acar
Në qofshi të bashkuar
Gjithmonë do t'ketë zjarr
Të jeni të duruar, të matur në çdo fjalë
Përkrah njëri-tjetrit, në gaz edhe në hall

Të ndahi nëpër çerdhe
Sikur e ka dhënë zoti
Për hir të këtij zjarri
Të mblidhi si qëmoti
Të qani hallet tuaja kok më kok
Mos paçi kurrë të tilla, por koha tjetër thotë

Po, për pak harrova fare
E shihni këtë zjarr?
Në qofshi të baѕhkuar
Më ngroh edhe mua në vаrr

Artist/group (stage name)Mihallaq Andrea
ArtistMihallaq Andrea
TitlePorositë e babait
Title (English)My father's orders
ComposerMihallaq Andrea
LyricistArdjana Dragoj
LanguageAlbanian

Eurovision News