Festivali i Këngës #64:
Rezarta Smaja - "Balukeprera"
Balukeprera
Shkon si zanë në mal, balukeprera
Si sirenë në det, valëzon mbi valë
Pëlhura e bardhë shkëlqen errësirën
Shkel mbi tokë e ndrin si dritë
Ajo ndizet zjarr, buzët e saj djegin
Turbullon detin dhe hijet mbi mal
Lëviz porsi hëna, e heshtur, e lirë
Askush s'e kap dot — ajo s'ndalet kurrë
Balukeprera, hënë në natë
Bukuri e egër, zanë mali
Të gjithë duan ta kenë pranë
Por ajo ecën vetëm në errësirë
Baluket i bien, fytyra i shndrit
E qeshura e saj jehon përmbi qiell
Djeg, të lag e s'ndalet
Në gjirin e natës vishet si hyjni
Balukeprera, hënë në natë
Bukuri e egër, zanë mali
Të gjithë duan ta kenë pranë
Por ajo ecën vetëm në errësirë
Balukeprera…
Balukeprera…
Balukeprera, hënë në natë
Bukuri e egër, zanë mali
Të gjithë duan ta kenë pranë
Por аjo ecën vetëm në errëѕirë
| Artist | Rezarta Smaja |
| Title | Balukeprera |
| Songwriter | Sokol Marsi |
| Language | Albanian |








