EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #64:
Savjana Vjerdha - "Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë"

2.9 stars ★ 231 ratings

Video

Lyric video

Lyrics: Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë

 

ID

Dimër për dimër
E vjeshtë për vjeshtë
Unë të kam kërkuar
Por ti më ke ikur
Sa herë të gjeja, s'di
Pse kam heshtur

Sa herë më ikje, s'di
Pse kam thirrur…

Ti fytyrë nuk kishe
As zemër, as sy
Hapin un' ta ndjeja
Por nuk linje gjurmë
Më shfaqeshe befas
Vrapoja un' tek ty

Dhe gjeja dritëhijen
E pemëve n'muzg
Në shtegun e natës
Në agun e ditës
Unë fytyrën tënde
Prej avujsh dhe erë
E gjeja në mijëra fytyra
Që po prisnin
Por ty, në asnjë çast
Nuk të gjej—
Unë nuk të gjeja ty…

Ti fytyrë nuk kishe
As zemër, as sy
Hapin un' ta ndjeja
Por nuk linje gjurmë
Më shfaqeshe befas
Vrapoja un' tek ty

Dhe gjeja dritëhijen
E pemëve n'muzg
Në shtegun e natës
Në agun e ditës
Unë fytyrën tënde
Prej avujsh dhe erë
E gjeja në mijëra fytyra
Që po prisnin
Por ty, në asnjë çast
Nuk të gjej—
Unë nuk të gjeja ty…

Në shtegun e natës
Në agun e ditës
Unë fytyrën tënde
Prej avujsh dhe erë
E gjeja në mijëra fytyra
Që po prisnin
Por ty, në asnjë çast
Nuk të gjej—
Unë nuk të gjeja ty…

Si duket, fëmijë kemi qenë
Pa e ditur
Mister ne kemi bërë
Një gjë kaq të thjeshtë:
Ke ardhur—kam heshtur
Ke ikur—kаm thirrur
Dimër për dimër
E vjeshtë për vjeѕhtë

Artist/group (stage name)Savjana Vjerdha
ArtistSavjana Vjerdha
TitleDimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë
ComposerIlir Dangellia
LyricistIlirian Zhupa
LanguageAlbanian

Eurovision News