EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #64:
Erand Sojli - "Të kam në fron"

1.6 stars ★ 292 ratings

Video

Lyric video

Lyrics: Të kam në fron

 

Të kam në fron

"Të kam në fron"

Mirë se erdhe në zemrën time
Më fal, se më gjete pak rrëmujë

Nëqoftë se dëshiron
Ulu mbi atë thesin me kujtime—
Vetëm, vetëm bëj kujdes se…
Aty brenda mund të jem dhe unë

Shumë rrëmujë këtu
Kanë mbetur vetëm rraqe
Nuk e di a më kupton

Të ishte për mua
Do të ulja në një fron
I mbylla sytë
Dhe papritur të takova ty—
Si shigjetë në heshtje
M'i ngule ato sy
Dhe i shkallmove
Të gjitha portat e zemrës time

Gjëja e parë që bëre:
Flake jashtë ato kujtime
Gjëja e parë që bëre:
Flake jashtë ato kujtime

Këtu jam unë
Rri, më flet çdo natë
Të gjithë njerëzit që gjete në zemër
I nxorre jashtë
Dhe ndeze dritën e shpirtit tim

Atje pashë sa rrëmujë e kisha zemrën—
Si kam jetuar unë pa ty?
Atje pashë sa rrëmujë e kisha zemrën—
Si kam jetuar në errësirë?

Më thonë "zgjohu
Se u bë mëngjes"
Më pëlqen kjo ëndërr
S' më pëlqen ky realitet

Të kam në zemër
Po mbretëron
Ti do të jesh e vetmja
Që mbaj përgjithmonë në fron
Ti do të jesh e vetmja
Që mbaj përgjithmonë në fron

Këtu jam unë
Rri, më flet çdo natë
Të gjithë njerëzit që gjete në zemër
M'i nxorre jashtë
Dhe ndeze dritën e shpirtit tim

Atje pashë sa rrëmujë e kisha zemrën—
Si kam jetuar unë pa ty?
Atje pashë sa rrëmujë e kisha zemrën—
Si kam jetuar në errësirë?

Këtu jam unë
Rri, më flet çdo natë
Të gjithë njerëzit që gjete në zemër
M'i nxorre jashtë
Dhe ndeze dritën e shpirtit—
Aty pashë sa rrëmujë e kisha zemrën
Si kam jetuar unë pa ty?
Atje pashë sa rrëmujë e kisha zemrën
Si kam jetuar në errësirë?

I mbylla ѕytë
Dhe papritur të takovа ty

Artist/group (stage name)Erand Sojli
ArtistErand Sojli
TitleTë kam në fron
Title (English)I have you on the throne
SongwriterErand Sojli
LanguageAlbanian

Eurovision News