EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #64:
Vedat Ademi - "Kur Fjala Mbaron"

2.3 stars ★ 246 ratings

Video

Lyric video

Lyrics: Kur Fjala Mbaron

 

Kur Fjala Mbaron

Kur fjala mbaron
Një botë që sfidohet
Kur fjala mbaron
Fillon ajo zhurma
Që mendjen ta shpon
Kur fjalët s'ndihmojnë
E heshtja s'pushon
Çdo njeri vrapon
Dhe askush nuk kupton

Kur rrugët s'janë rrugë
Po labirint pa dritë
Dhe të vegjlit shikojnë
Me sy që kanë frikë

Kur logjika vdes
Dhe absurdi lulëzon
Çdo gjë që nuk duhej
Tash… ndodh e vazhdon

Dhe toka rrotullohet
Zjarri gjithandej
Askush nuk e fik—
E çka mas-andej?
Dielli do ngrohë
Qielli do jetë atje
Një tjetër epokë
Do vijë pa ne

Kur njerëzit
E humbin rrugën n'oborr
Dhe t'vegjlit shashtisen
Nga britmat në kor
S'ka kush t'na ngre
E të na shtrijë dorë

Kur fjala mbaron
Një mjegull fillon
Askush më s'ka emër
Veten në numër shndërron
Dhe kjo, të gjithëve
Përgjithmonë na ndryshon

Dhe toka rrotullohet
Zjarri gjithandej
Askush nuk e fik—
E çka mas-andej?
Dielli do ngrohë
Qielli do jetë atje
Një tjetër epokë
Do vijë pa ne

Dhe toka rrotullohet
Zjarri gjithandej
Askush nuk e fik—
E çka maѕ-andej?
Dielli do ngrohë
Qielli do jetë atje
Një tjetër epokë
Do vijë pа ne

Artist/group (stage name)Vedat Ademi
ArtistVedat Ademi
TitleKur Fjala Mbaron
Title (English)When the word is ending
ComposersAfërdita Saracini Klemendi, Xhevdet Gashi
LyricistAfërdita Saracini Klemendi
LanguageAlbanian

Eurovision News