Festivali i Këngës #49:
Alban Skënderaj & Miriam Cani - "Ende ka shpresë"
Ende ka shpresë
Lindje dhe perëndim sa histori midis
Si përherë në lundrim brigjeve të fëmijërisë
Dhe era fryn nga çdo anë, s'mund ta ndalesh dot me dorë
Le ta shtyj si e marrë, fatin tim te brishtë si borë
Ende ka shpresë, ende ka jetë
Ndërsa ka lotë në sy
Ende ka ndjenjë, ende ka stinë
Edhe nëpër stuhi, ende ka shpresë
Sa pikëpyetje pa rend varur hapësirave blu
Pse të mbetem pa mend kur mendjen e kam diku
Dhe era frynë si e marrë frymën do ta ndal tek ti
Ende ka shpresë, ende ka jetë
Ndërsa ka lotë në sy
Ende ka ndjenjë, ende ka stinë
Edhe nëpër stuhi…
Oh jo, nuk dua parajsën, por dua të shoh
Që ende ka shpresë, të buzëqesh
Ende ka shpresë, ende ka jetë
Ndërsa ka lotë në sy
Ende ka ndjenjë, ende ka stinë
Edhe nëpër stuhi, ende kа shpreѕë
| Artist | Alban Skënderaj & Miriam Cani |
| Title | Ende ka shpresë |
| Title (English) | There's still hope |
| Songwriters | Alban Skënderaj, Miriam Cani |
| Language | Albanian |








