EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #49:
Besa Kokëdhima - "E bukura dhe bisha"

3.6 stars ★ 20 ratings

Video

Festivali i Këngës #49 - Final

Results

Lyrics: E bukura dhe bisha

 

E bukura dhe bisha

Ti, do durosh dhe pak?
Jepja ditët, bishës prapë, por mos qaj
Qesh, a ndihesh e gjallë?
Mbi mavi, ylberin zbraz, pendim nuk ka
Një fëmijë po të lut dhe një vajzë të kërkon
Loti u struk, mishi u rrush dhe e sotmja t'harroi
Të shpëtosh, ke një derë por ti dot s'e arrin
Se je e mpirë

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton
A vlen jeta, kur ti e mohon?
A mos ke faj dhe ti?
Pranon të rrish në frikë?

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton
A vlen shpirti, kur nuk e dëgjon
S'e di përse, përse
Me terrinë në shtrat fle

Nën kuvertë, ëndrra thurr, kur ai nuk të sheh
Dita nis, dielli del, iluzionin rigjen
Një unazë, një portret, një betim të mbërthen
Kthim prapa s'ke
Syri s'sheh, trupi dhemb, fjala veshin lëndon
Një ditë vjen, një ditë shkon, frika heshtjen pushton
Pak durim, edhe pak, dëshira vdekja t'ju ndajë
E lirë në varr

Se di përse, përse
Ti forcën dot nuk gjen

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton
A vlen jeta, kur ti e mohon?
A mos ke faj dhe ti?
Pranon të rrish në frikë?

Dashuri nuk ka, dashuri do
Ai shkel mbi plagë, ti i ledhaton
A vlen shpirti, kur nuk e dëgjon
S'e di përse, përse
S'e di përse, përse
Me terrinë në ѕhtrаt fle

Artist/group (stage name)Besa Kokëdhima
ArtistBesa Kokëdhima
TitleE bukura dhe bisha
Title (English)Beauty and the beast
ComposerBesar Likaj
LyricistDalina Buzi
LanguageAlbanian

Eurovision News