Festivali i Këngës #49:
Xhejsi Jorgaqi - "Rastësi"
Rastësi
Krejt nga rastësia, ndodhi mrekullia
Zot, nuk e besoj as vetë, ishte ëndërr apo e vërtetë?
Jo nuk mund ta dija kur ndodh rastësia
Ndoshta nuk besohet lehtë
Nga një rastësi të ndryshojë një jetë
Por kur doli ëndrra, gati sa s'u çmënda
Ti rastësi ndoshta emrin e ke
Por nuk do takojmë kur do duam ne
Kurrë nuk e ke ditur sa të kemi pritur
Por si gjithmonë ti vetëm luan dhe gënjen
Pse nuk vjen, pse nuk vjen?
Nuk e di pse inat më ke marrë, emrin si e ke? (Rastësia)
Ndryshe thua sot ndryshe më the dje, mos luaj me ne (Rastësia)

Zemërimi është një rastësi dhe zbulimi është një rastësi
Dhe zhgënjimi është një rastësi, dhe pendimi është një rastësi
Simpatia është një rastësi, xhelozia është një rastësi
Befasia është një rastësi, lumturia mbetet përgjithënjë
Rastësi është jeta, lum kush thotë e gjeta
Vjen si bekim apo mallkim për ne
Pa e ditur vjen papritur
Kurrë nuk e ke ditur sa të kemi pritur
Por si gjithmonë ti vetëm luan dhe gënjen
Pse nuk vjen, pse nuk vjen?
Nuk e di pse inat më ke marrë, emrin si e ke? (Rastësia)
Ndryshe thua sot ndryshe më the dje, mos luaj me ne (Rastësia)
Nuk e di pse inat më ke marrë, emrin si e ke? (Rastësia)
Ndryshe thua sot ndryshe më the dje, mos luaj me ne (Rastësia)
Zemërimi është një rastësi dhe zbulimi është një rastësi
Dhe zhgënjimi është një rastësi, dhe pendimi është një rastësi
Simpatia është një rastësi, xhelozia është një rastësi
Befasia është një rastësi, lumturia mbetet përgjithënjë
Si gjithmonë vjen si bekim a mallkim për ne
Pa e ditur vjen papritur (eh)
Ëndrra, mendime, zhgënjime do kemi në, në jetë (në jetë)
Befasi, lumturi, rаstëѕi jemi vetë
| Artist | Xhejsi Jorgaqi |
| Title | Rastësi |
| Title (English) | Coincidence |
| Composer | Genti Lako |
| Lyricist | Jorgo Papingji |
| Language | Albanian |