EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #52:
Klodian Kaçani - "Me ty"

3.3 stars ★ 19 ratings

Video

Festivali i Këngës #52

Result

Lyrics: Me ty

 

Me ty

Sa shumë re e sa stuhi erdhën fryjnë në qëllin tonë?
Sa fitore pa lavdi na u desh që ti kalojmë?
Jo, asnjëherë - s'ka qenë e lehtë, se unë e di
Shpesh në jetën tonë mungon një fjalë e ngrohtë, me dashuri

Nëse koha ndal, vetmia vret pa fjalë
Ty dorën do ta zgjas
Nëse hedh një hap, një shpirt do rilindë prapë
Gjithçka do e lëmë pas
Po të jemi pranë, do ja dalim mbanë
Nëse ecim bashkë, nata s'do të zgjasë
Dhe hijet t'i lëmë pas, t'i lëmë pas

Dhe kur qëlli ra për tokë, si yje mbetem unë dhe ti
Se forca jonë qëndron atje, thellë në zemër, unë e di
Se ëndërrojmë e pse zhgënjehemi përsëri
Përjetësia është një çast kur pranë meje ndodhesh ti

Nëse koha ndal, vetmia vret pa fjalë
Ty dorën do ta zgjas
Nëse hedh një hap, një shpirt do rilindë prapë
Gjithçka do e lëmë pas
Po të jemi pranë, do ja dalim mbanë
Nëse ecim bashkë, nata s'do të zgjasë
Dhe hijet t'i lëmë pas, t'i lëmë pas

T'i lëmë pas
Dorën do ta zgjas, hijet t'i lëmë paѕ
Dhe do ja dalim mbanë, të jemi prаnë

Artist/group (stage name)Klodian Kaçani
ArtistKlodian Kaçani
TitleMe ty
Title (English)With you
ComposerKlodian Qafoku
LyricistFlorian Zyka
LanguageAlbanian

Eurovision News