Festivali i Këngës #52:
Renis Gjoka - "Mjegulla"
Mjegulla
Mjegull përreth që vjen e shkon
Të shoh më qartë, pse s'më lejon?
Dhe ja ku jam, me ty përqark, në tëndin çark
Sa t'merr të kam
Mjegull pa ngjyrë, pse m'kërcënon?
Isha fëmijë kur zure vënd
E as tani, nga unë të shkosh, nuk ke ndërmend
Po nesër vallë, do m'pengosh prapë, të shkoj me vrap?
Ëndrrën ta kap
Një mollë me helm ti paske qenë
E pastaj unë nuk e di
A të gjeta, a m'gjetë ti?
E der' tani më çfarë kam parë
Ne ende jemi të papjekur për t'u ndarë
Shpresa më thanë, botën lëviz
E veç me të, në yje mbërrin
A ka më shpresë, të kem unë shpresë, që të shpresoj?
E të fitoj
Mjegullën çan veç shpresa thanë
A mundem unë, të ëndërroj?
Kur më qartë, vallë do t'shikoj?
A mundesh ti, ti mjegull gri?
Të ndalosh, të kthehesh e të shkosh?
Si mendon mjegull gri?
A s'është vonë, pse s'shkon tani?
A mundem unë ty të t'harroj?
Dhe sëriѕh nga e para t'jа filloj?
| Artist | Renis Gjoka |
| Title | Mjegulla |
| Title (English) | Fog |
| Composer | Renis Gjoka |
| Lyricists | Edmond Tupe, Renis Gjoka |
| Language | Albanian |








