Festivali i Këngës #52:
Rezarta Smaja - "Në zemër"
Në zemër
Orët shpejt kalojnë
Dita ditës numërojnë
Sa fjalë shkuan pa mendim
E sa puthje pa frymëzim, dhuruam
Çdo gjë le të ndalë
Si një film diku i parë
Diçka dua të kujtoj
Atë çast kur të pushtoj, me zemër
Ëndrra më s'shikoj
Vetëm dua të kujtoj
Kur frymonim si fëmijë
Kur një lot na bëhej dy
Ne dy engjëj atë natë
S'kishim forcë e s'gjenim fjalë, në zemër
Ke mbetur një mister
Nga shpirti dot s'të nxjerr
O zjarr që prapë më djeg
Vulkan me lavë të nxehtë
E sot po më rikthen
Marrëzinë që ngrita vetë, e dua
Kohën do ta kthej
Në shpirt të të rigjej
Shenja puthjesh do të mbledh
Gjumë ëndrrash ti rikthej, kësaj zemre
Ëndrra më s'shikoj
Vetëm dua të kujtoj
Kur frymonim si fëmijë
Kur një lot na bëhej dy
Ne dy engjëj atë natë
S'kishim forcë e s'gjenim fjalë, në zemër
Ke mbetur një mister
Nga shpirti dot s'të nxjerr
O zjarr që prapë më djeg
Vulkan me lavë të nxehtë
E sot po më rikthen
Marrëzinë që ngrita vetë, e dua
Hej, hej, hej, je…
S'tepron më fjalë
Kur një ndjenjë si kjo të marr
Një puthje e tharë
Një zemër të fshehtë e mbaj
Dua ta ndjej si atëherë, ѕi аtëherë
Hej, hej, hej, je…
Hej, hej, hej, je…
| Artist | Rezarta Smaja |
| Title | Në zemër |
| Title (English) | In the heart |
| Songwriter | Sokol Marsi |
| Language | Albanian |








