Festivali i Këngës #54:
Luiz Ejlli - "Pa mbarim"
Pa mbarim
Ti, ndoshta s'e kupton
Sakrificën sot, largohem përgjithmonë
Po, vetëm zemra e di
Se të çdo njeri, jo, jeta s'është e lehtë
Po shkoj pa thënë as lamtumirë ndaj dashuri, më fal
Unë do të thoja mijëra fjalë për ty
Më duket tepër e vështirë, kjo ndarje sot
Po vallë do jemi bashkë, unë nuk e di, as ti
Me mijëra njerëz ikin pa mbarim
O fati im ku je? Më ndjen?
Më thuaj vallë, o Zot, kush na mallkoi?
Pse u rrëzuam mbi vetminë?
Nân, shpirti mall e plagë
Kudo të jem në botë do mbes pa dashuri
Se malli po na djeg të dy, ti më beso
Do digjet netëve fare pa kuptim, digjet shpirti im
Me mijëra njerëz ikin pa mbarim
O fati im ku je? Më ndjen?
Më thuaj vallë, o Zot, kush na mallkoi?
Pse u rrëzuam mbi vetminë?
Jo bardhë e zi nuk e pranoj
Nuk vdes një shpresë sa unë të rroj
Më thoni ju s'e di kush na mallkoi
Pse u rrëzuam mbi vetminë?
Më thuaj vallë, o Zot, kush na mallkoi?
Pѕe u rrëzuаm mbi vetminë?
S'e di
| Artist | Luiz Ejlli |
| Title | Pa mbarim |
| Title (English) | Without end |
| Composer | Marian Deda |
| Lyricist | Agim Doçi |
| Language | Albanian |








