Festivali i Këngës #62:
Andi Tanko - "Herë pas here"
Herë pas here
Marrëzisht i marrë unë jam
Krejt i humbur kur afër nuk të kam
I magjepsur me çdo gjë
Që ti ke (Hey)
Herë të dua, herë të shaj
Herë pas here mendjen ndaj
Se zemra ka dëshirë që rreh
Për ty, për ëndra dhe për ne
T'i gjej këto fjalë
Për dashurinë (dashurinë)
T'i shkruaj qartë
Mbi një letër të bardhë
E para do të jesh ti…
Marrëzisht e marrë ti je
Plot fantazi kur nuk më ke
Për asgjë nuk do t'ia dish
Përveçse për ne të dy
Sa herë dehem në lavdi
E sa herë zhytem i humbur në vetmi
Mjajfton të të shoh në sy
Dhe në çast, kjo botë fiton qetësi…
Më ngjajnë këto fjalë
Si melodi (melodi)
Një strofë e qetë
Dhe një solo e gjatë
Refreni mbetesh ti
Herë të dua, herë të shaj
Herë pranoj se zemrën ma ke marrë
Nuk dua të kaloj
Asnjë moment pa buzëqeshjen tënde
Sa herë më bën të ndjej
E sa herë me nerva të shpërthej
Por kthehem pak i vrarë
E të dua më fort se më parë
Herë të dua, herë të shaj
Herë pranoj se zemrën ma ke marrë
Nuk dua të kaloj
Asnjë moment pa buzëqeshjen tënde
Sa herë më bën të ndjej
E sa herë me nerva të shpërthej
Por kthehem pak i vrarë
E të dua më fort se më parë
E të dua më fort ѕe më pаrë
| Artist | Andi Tanko |
| Title | Herë pas here |
| Title (English) | From time to time |
| Songwriter | Andi Tanko |
| Language | Albanian |








