EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #62:
Big Basta & Vesa Luma - "Mbinatyrale"

1.9 stars ★ 269 ratings

Videos

Festivali i Këngës #62 - Final
Festivali i Këngës #62 - Night 2
Lyric video

Results

Lyrics: Mbinatyrale

 

Mbinatyrale

Fëmijë të vegjël me një top e porta me gurë
Te nona mbushej me njerëz, ditë e natë pa fund
Komshijt e lumtur me kafe, zemër hapur çdo herë
Kur uria na merr, bukë e ujë e sheqer

Mbylla fletoren mjaft, nuk e di ku do dal
Këto kujtime më mbajnë, por dua t'shoh të ardhmen
Të shkruaj për ty, për veten për ne të tre
Nesër dua të them them, jemi më mirë se dje

Nënë Tereza motivimi gjithë jetës time
Plot pasion, dedikim, kësaj i thonë arritje
Se një zemër e hapur, çliron rreze drite
Diellin e bën të dalë nga perëndimi n'lindje

Harro paragjykimet, bëhu pjesë e historisë
Ylli rradhës në flamurin europian, shtëpisë
Shikoni si po vi, ku isha ku arrita
Dje dhe sot sot e nesër erdhi dita

Gëzuar për dashurinë
Gëzuar për mua dhe ty
Ajo që falëm, mbinatyrale
Gëzuar për dashurinë
Gëzuar për ditë që do vijnë
Me gotat në ajër, ajër

Paqja ruhet me vepra, jo me ushtri
Me skizomaniak, që mbjellin lotë dhe frikë
Botës i duhen më shumë njerëz si unë edhe ti
Se kur thua të vërtetën, ke një superfuqi

Që nuk njeh kufi, bindje, fe, etni
Në demokraci, unë do frymoj liri
Më dëgjo komshi, kohën mos ma kthe
Bëje një kronikë në gur, kadare

Ika të gjeja një opsion të dytë
N'qytetin tim e lashë zemrën, më verbonin sytë
Se jam djali yt e me të njëjtin pasion
Merrja me qindar mesazhe, sa na mungon kampion

Doja familjen time, ngreja tym në çdo varg
Nga faqja nënës fshiva lotët, kur u ktheva nga larg
Shikoni si po vi, ku isha ku arrita
Dje dhe sot sot e nesër erdhi dita

Gëzuar për dashurinë
Gëzuar për mua dhe ty
Ajo që falëm, mbinatyrale
Gëzuar për daѕhurinë
Gëzuar për ditë që do vijnë
Me gotat në ajër, ajër

Me gotat në ajër, ajër
Ajër, аjër

Artist/group (stage name)Big Basta & Vesa Luma
ArtistsGerald Xhari, Vesa Luma
TitleMbinatyrale
Title (English)Supernatural
ComposersAlban Kondi, Fabian Basha
LyricistGerald Xhari
LanguageAlbanian

Eurovision News