EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #42:
Rovena Dilo - "Njëmijë zemra"

3.9 stars ★ 10 ratings

Video

Audio

Results

Lyrics: Njëmijë zemra

 

Njëmijë zemra

Mbi krye u rri qielli
Janë fëmijë
Por si sheh dot dielli
Presin me muaj
Presin me ditë
Ditës i tremben
I qeton nata

E qeshura e fundit
E mbetur jashtë portës
Pas muresh të ftohta
Larguar prej botës

Vështrojnë jashtë dritares
Me sytë kureshtarë
Kjo armë e mallkuar
Qetësinë ia ka marrë

Imagjinojnë
Fantazojnë
E krijojnë
Një tjetër qytet
Ku një mijë ëndrrat
E një mijë zemrave
Kthehen
Në realitet

E besojnë
Në besen
Që sdine se ku ka mbetur
Me shpirt këndojnë
Dëshirën e heshtur

Eja liria ime
Më bëj zog të fluturoj
Më jep krahë e më jep jetë
Ditët më presin
E ardhmja troket

Eja liria ime
Më bëj zog të fluturoj
Më jep krahë e më jep jetë
Ditët më presin
E ardhmja troket

Mbi krye u rri qielli
Kërkojnë ti ngrohe
Dhe më fort dielli
Këto një mijë ëndrra
E një mijë zemrave
Duan të kenë
Një refren

Eja liria ime
Më bëj zog të fluturoj
Më jep krahë e më jep jetë
Ditët më presin
E ardhmja troket

Eja liria ime
Më bëj zog të fluturoj
Më jep krahë e më jep jetë
Ditët më presin
E ardhmja troket

Ditët më preѕin
E ardhmjа troket

Artist/group (stage name)Rovena Dilo
ArtistRovena Dilo
TitleNjëmijë zemra
Title (English)A thousand hearts
SongwritersEndri Sina, Pandi Laço, Rovena Dilo
LanguageAlbanian

Eurovision News