EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #42:
Rudi & Ingrid Jushi - "Me ty"

3.6 stars ★ 14 ratings

Video

Festivali i Këngës #42 - Final

Results

Lyrics: Me ty

 

Me ty

Puthjet e ëmbla i kujtoj
Përkëdheljet jo nuk i harroj
Por tani me duket si një lojë
Dhe pa ty unë mundem të jetoj

Jam me ty në çdo hap të jetës sime
Në çdo tingull të këngës sime
Ne jemi dy

Dua të di
Nëse jetoj prapë në ëndrrat tua
Pasi në mendjen time
Ti je akoma me mua
Tani unë akoma me mua
Tani unë endem në errësirë
Edhe pse dielli ndriçon
Agimi zbardh për mua vetëm kur ti më përqafon
A më kupton?
Kur unë them se nuk kam frymë pa ty
Por e di që thellë në zemrën tende unë jetoj me ty
Më shih në sy e më thuaj çfare lexon?
Pendihem e trishtim
Një lot që rrjedh dëshmon

Jam me ty në çdo hap të jetës sime
Në çdo tingull të këngës sime
Ne jemi dy

Të pres i dëshpëruar
Larg teje i përgjysmuar
Por minutë pas minute të ndjej duke iu afruar
Tani vuaj gabimet
Koha zbut dhimbjen
Por nuk zhduk kujtimet
Jetoj me pritjen që e quaj shpresë
Më jep dhe një mundësi që shpresa të mos vdesë

Nuk dua të gaboj
Nuk dua të dëgjoj
Dhe pa ty unë jetoj
Ti më bën të vuaj
Ndjenjat më janë shuar
Pse më lëndon kaq shumë
Më thuaj

Sikur ta dije që gjërat do shkonin kështu
Unë do kisha menduar
Sepse tani që ti je larg
Kuptoj që kam gabuar
E di që je lodhur me justifikimet
Edhe një herë te vetëm
E unë premtoj që do shohësh ndryshimet
E për të prekur kujtimet / Kujto telefonatat plot pasion
Sa herë më the të dua në telefon a e kujton?
Mos harro se sytë e mi të ndjekin ty kudo që shkon
Ku shkuan ëndrrat që ne kishim?
Mos vallë nuk jemi prapë ata që ishim?
Vështirë ti prishim
Se dua të të ndjej, ndjej
Dua të të kthej, kthej
E kur ste kam pranë dua të të gjej, gjej
Jam i penduar për çdo dhimbje që kam shkaktuar
Por akoma besoj në atë që kemi ndërtuar
Besoj në historinë tonë
Besoj në dashurinë tonë
Besoj në një lidhje të shenjtë
Që zgjat përgjithmonë

Puthjet e ëmbla i kujtoj
Përkëdheljet jo nuk i harroj
Por tani më duket si një lojë
Dhe pa ty unë mundem të jetoj

Nuk dua të gaboj
Nuk dua të dëgjoj
Dhe pa ty unë jetoj
Ti më bën të vuaj
Ndjenjat më janë shuar
Pse më lëndon kaq shumë
Më thuaj

Jam me ty në çdo hаp të jetës sime
Në çdo tingull të këngës ѕime
Ne jemi dy

Artist/group (stage name)Rudi & Ingrid Jushi
ArtistRudi & Ingrid Jushi
TitleMe ty
Title (English)With you
SongwriterRudens Gega
LanguageAlbanian

Eurovision News