Festivali i Këngës #43:
Joe Artid Fejzo - "Me ty"
Me ty
Në rrugë endem pa ty
Udhëtar i vetëm këtë natë
Ulur mbi ndjenjat e mia
Ne kohë i humbur, pa fat
Anije heshtur mbi dallgë
Ky shpirti im largohet
Ngarkuar dhimbje dhe mall
Një zemër tek la pas
Ndjeva frymëmarrjen tënde pranë
Dy buzë sa ëmbël u shkrinë
Mbytur në ëndrra s'folëm më
Vallëzuam heshtur të dy
Kaq pranë
Jo, lumturi ti s'falë dot
I falë zemrës ndjenja dhe lot
I falë dhimbjes dashuri
Ti dritë qiellore ku je, ku rri?
Prapë ti me fton në vallëzim
Mes ëndrash loz ky shpirti im
E ti largohesh pambarim
Befas, çdo gjë ndaloi
Pa frymë rashë në mendime
Përse kjo zemër përse
U bë copë e thërrime
Në shekuj u coptua
Në mijëra ëndërrime
Shpesh vij e shëtis ndër to
E bëhem meteor
Gjithmonë mendimesh vjen e ledhaton
E hëna me fort ndriçon
Mes yjesh ndruhem të kërkoj
Atë që fort dashuroj
Gjithmonë
Jo, lumturi ti s'falë dot
I falë zemrës ndjenja dhe lot
I falë dhimbjes dashuri
Ti dritë qiellore ku je, ku rri?
Prapë ti me fton në vallëzim
Mes ëndrash loz ky shpirti im
E ti largoheѕh pambаrim
| Artist | Joe Artid Fejzo |
| Title | Me ty |
| Title (English) | With you |
| Composer | Joe Artid Fejzo |
| Lyricist | Kliton Nesturi |
| Language | Albanian |








