EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #45:
Arbër Arapi - "Në fund të botës"

2.5 stars ★ 8 ratings

Video

Audio

Results

Lyrics: Në fund të botës

 

Në fund të botës

Ti, je, një ëndërr që s'më ndahet
Sa herë errësira zbret në dhomë
Je ti ajo, që rishfaqesh
Mëngjesin tjetër prapë në dhomë

Trokitje e parë në portën time
Je ti ajo që më rizgjon
Nën avuj xhamash ti le buzët
Dhe sa vjen dielli m'i largon

Ti hesht dhe zemra po më ndalet
Verbuar jam nga dielli jot
Mbi gjunjët e tu dhe hëna falet
Në sytë e tu tretet kjo botë

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë

Si engjëll vjen në shtrat më futesh
Gjithë bota zbret në dhomën tonë
Kjo natë me hënë e gjitha zhytet
Mbi buzë, mbi flokë, mbi trupat tanë

Ti hesht dhe zemra po më ndalet
Verbuar jam nga dielli jot
Mbi gjunjët e tu dhe hëna falet
Në sytë e tu tretet kjo botë

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë

Përgjithmonë…
Me ty…

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon
"Të dua" sa ky shpirt t'i dua lotët
"Të dua" do t'jem me ty gjithmonë

"Të dua" të thërras në fund të botës
"Të dua" po të them a më dëgjon
"Të dua" sa ky ѕhpirt t'i dua lotët
"Të duа" përgjithmonë…

Përgjithmonë

Artist/group (stage name)Arbër Arapi
ArtistArbër Arapi
TitleNë fund të botës
Title (English)On the Edge of the World
SongwriterSokol Marsi
LanguageAlbanian

Eurovision News