EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #48:
Stefi & Endri Prifti - "U dogja mrekullisht"

1.6 stars ★ 10 ratings

Video

Music video

Result

Lyrics: U dogja mrekullisht

 

U dogja mrekullisht

Kjo ndodhi në një natë, në hotel
"Do të vij në katër," tha Maria
Tetë, nëntë, dhjetë pa pesë
Nga dritarja mbrëmja e heshtur
Mbrëmje e vrenjtur e dhjetorit
Mbi qetet ngadalë po zbret
Përballë erës dhe shiut unë rri e pres
Natë e keqe e mallkuar, po më bën të ulërij
Gjaku dejet pervëlon në shpirt

Unë akoma rri e pres, kujtoj netët kur dikur
Ti më puthje dhe më thoje s'të lë kurrë

Çdo pikë shiu përmbi xham me trokitjen tënde ngjan
Por askush, askush nuk vjen në këtë natë

(Hyre ti e erdhe the)
(Hyre ti e erdhe the)

Hyre ti e erdhe the, "Do martohem, a e di?"
Kjo para pasion të bëhet në varfëri
Jo më s'mundem të këndoj, unë u dogja mrekullisht
Vetëm ti mund të më kuptosh, vetëm ti

Unë akoma rri e pres, kujtoj netët kur dikur
Ti më puthje dhe më thoje s'të lë kurrë

Çdo pikë shiu përmbi xham me trokitjen tënde ngjan
Por askush, askush nuk vjen në këtë natë

Unë akoma rri e pres, kujtoj netët kur dikur
Ti më puthje dhe më thoje s'të lë kurrë

Çdo pikë shiu përmbi xham me trokitjen tënde ngjan
Por askush, askush nuk vjen në këtë natë

Mëngjesi hyn me njëqind sy
Vrapojnë të çmendur njerëz, mendime
Kujdes, mos hyni me çizme
Në zemrën që digjet hyhet me ledhatim

Unë akoma rri e pres, kujtoj netët kur dikur
Ti më puthje dhe më thoje s'të lë kurrë

Unë akomа rri e pres, kujtoj netët kur dikur
Ti më puthje dhe më thoje s'të lë kurrë

Ti më puthje dhe më thoje ѕ'të lë kurrë

Artist/group (stage name)Stefi & Endri Prifti
ArtistStefi & Endri Prifti
TitleU dogja mrekullisht
Title (English)I burned wonderfully
ComposerStefi Prifti
LyricistMarina Prifti
LanguageAlbanian

Eurovision News