EurovisionworldEurovisionworld
 

Festivali i Këngës #55:
Yll Limani - "Shiu"

4.1 stars ★ 26 ratings

Videos

Festivali i Këngës #55 - Final
Music video

Results

Lyrics: Shiu

 

Shiu

Më ler të të prek, të të ndjej
Për aq kohë sa ka mbetur
Dhe fundin ta gënjej
Mbi fytyrën tënde të fjetur

Dhe të vërtetën ta mbys
Në gjakun tim të dehur
Por buzëqeshja ngrin
Pas fatkeqësisë sonë është fshehur

E shiu do t'i lajë mëkatet tona
Do harrojmë netët e vona
Kur ti e shtrirë pranë meje
Me falje, dashuri

Fotografitë në mur një ditë do të zbehen
Nëse shkon e ti s'do kthehesh
Prandaj të lutem rri
Veç edhe një natë

Veç edhe një natë
Veç edhe një natë
Veç edhe një natë

A do të munden buzët tona
Të qeshin me dashuri
A do të frikësohemi
Të besojmë ne të dy sërish

Pika shiu në lëkurën tonë
Tek themi lamtumirë
Vërshojnë çdo prekje, çdo puthje
Në trupat tonë të mpirë

E ti buzëqesh për të fundit herë

E shiu do t'i lajë mëkatet tona
Do harrojmë netët e vona
Kur ti e shtrirë pranë meje
Me falje, dashuri

Fotografitë në mur një ditë do të zbehen
Nëse shkon e ti s'do ktheheѕh
Prandaj të lutem rri
Veç edhe një natë

Edhe një natë
Veç edhe një nаtë

Artist/group (stage name)Yll Limani
ArtistYll Limani
TitleShiu
Title (English)Rain
SongwritersIlirjana Blakaj, Yll Limani
LanguageAlbanian

Eurovision News